Katër klube të mëdha evropiane e duan Monchin

E publikuar: 06/11/2018 07:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër klube të mëdha evropiane, përfshirë Manchester Unitedi dhe Barcelonën, janë të interesuar për drejtorin sportiv të Romës Monchi.

Drejtuesit spanjoll konsiderohet si një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Kjo pasi Monchi ka nënshkruar me lojtarë të mëdhenj si Ivan Rakitic dhe Dani Alves gjatë kohës së tij në Sevilla.

Ish-portieri është në sezonin e tij të dytë me Giallorossët, por është kritikuar nga tifozët për shitjen e Alissonit, Radja Nainggolanit dhe Kevin Strootmanit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Monchi ka përfunduar në radarin e katër skuadrave të mëdha evropiane, të cilat e duan si drejtues.

Manchester Unitedi, Barcelona, Paris Saint-Germaini dhe Atletico Madridi janë të interesuar të nënshkruajnë me Monchin.

Ekziston një klauzolë e dyfishtë në kontratën e tij, pretendon gazeta, e cila lejon një zgjatje njëvjeçare të marrëveshjes së tij të tanishme katërvjeçare, ose që ai të lëvizë për një tarifë të dakorduar. /Telegrafi/