I kapin 8 qese me narkotikë në veturë, arrestohet i dyshuari

E publikuar: 13/10/2017 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, i cili është kapur me narkotikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike (8-qese) në peshë totale 14.7 gramë. Në konsultim me GJPP-në është bërë edhe bastisja e shtëpisë së dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një telefon celular dhe 15 € para të gatshme”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.