Kalendari i vështirë i Barcelonës dhe Realit që mund ta përcaktojë sezonin e tyre

E publikuar: 02/02/2019 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shorti gjysmëfinal i Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës në Kupën e Mbretit ka siguruar që të dyja klubet të kenë ecuri tejet të vështirë të ndeshjeve në javët e ardhshme.

Dy gjigantët spanjollë do të përballen më 6 shkurt me sfidën e parë që zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00 e mbrëmjes.

Barcelona luan ndaj Valencias sot (e shtunë), ndërsa sfida tjetër në La liga është më 10 shkurt ndaj Bilbaos e pasuar me një tjetër ndaj Valladolidit më 16 shkurt dhe Sevillas më 25 shkurt.

Për të vështirësuar edhe më shumë kalendarin u përkujdes shorti, pasi dy ndeshjet El Clasico janë përfshirë në këtë seri të ndeshjeve.

Barcelona synon çdo trofe këtë sezon (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Për të bërë gjërat edhe më të komplikuara për liderët aktualë të kampionatit spanjoll, sfidën e parë e zhvillojnë ndaj Lyonit në udhëtim më 19 shkurt, që do të thotë se katalanasit do të zhvillojnë shtatë ndeshje gjatë shkurtit.

Ndeshjet e ardhshme të Real Madridit nuk duken më të mira se të Barcelonës.

Së pari mbretërit përballen me rivalen Barcelonën më 6 shkurt.

Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver

Më pas Real Madridi i shkon Atletico Madridit në pjesën metropolitane të qytetit më 9 shkurt, para fluturimit në Amsteram më 11 shkurt për të zhvilluar ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit.

Më 16 ose 17 shkurt Reali e pret Gironan ndërsa më 23 shkurt përballet me Levanten më 23 shkurt.

Ndeshja kthyese e Copa del Rey me rivalen e përbetuar, Barcelonën, do të zhvillohet më 26 ose 27 shkurt.

Më pas Reali do të përballet me Barcelonën edhe një herë në El Clasico në kuadër të La Ligas më 2 mars para kthyeses ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Finalja e Copa del Rey do të zhvillohet më 25 maj në Benito Villamarin për herë të parë në hsitorinë e kësaj gare. /Telegrafi/