Kaka’: Dëshiroj Casillas në MLS

E publikuar: 31/03/2016 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një interviste për mediat spanjolle, Ricardo Kaka, foli për investimet që po bënë kampionati amerikan, duke afruar disa emra të njohur të futbollit Botëror. Pas marrjes së Julio Baptista, Orlando City duket se ka hedhur sytë nga portieri i Portos, Iker Casillas. Kaka tha se do t’i pëlqente ta kishte sërish shok skuadre spanjollin, edhe pse vet lojtari i ka komunikuar se dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetë te klubi portugez.

Megjithatë 33-vjeçari theksoi faktin se Casillas tundohet nga ideja për të luajtur në Major League Soccer. Në përfundim Kaka deklaroi se brenda 5 ose 10 viteve të ardhshme, MLS do të jetë një nga kampionatet më të fortë në Botë.