Kadri Veseli ia ndërpret fjalën Visar Ymerit

E publikuar: 28/10/2016 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ia ka ndalë në gjysmë fjalimin deputetit të lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit, pasi siç tha Veseli po sheh arroganca tek Ymeri dhe i vetmi qëllim është që të acarohet situata.

“I kërkoj falje qytetarëve, por jo Visar Ymerit”, tha Veseli

Veseli ndërprerjen e fjalës e bëri pasi Ymeri gjatë fjalimit të tij iu drejtua kryeparlamentarit “Mos më ndërprej kur flas unë”.