Kadri Veseli: Më 11 qershor do të ketë shkëlqim të ri të demokracisë

E publikuar: 25/05/2017 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Platformë më premtuese për rininë, gruan dhe në përgjithësi për qytetarët e Kosovës është Platforma Fillimi i ri, ideator i së cilës është kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli, ka thënë, kryetar i degës së PDK-së dhe kandidat për deputet z.Zenun Pajaziti në pritjen që i është bërë sot në Gjilan, kryetarit Veseli.

Ndërkaç z.Hajredin Kuqi, duke folur për profilin e Kadri Veselit tha se kryetari Kadri Veseli ka ecur në një hap me Adem Jasharin, tashmë po ec në hap me integrimet Europiane.

Kryetari I PDK-së z.Kadri Veseli, ka thënë se Gjilani ka qenë entuziast për PDK-në dhe më 11 qershor bindshëm do të dëshmojë fuqinë e tij. Qytetarët e Kosovës e duan vendin e tyre dhe janë të gatshëm të japin shumë sakrificë për ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës.

Me Fillimin e Ri do të ndodhë avansimi i të rinjëve, krijimi i perspektivës në Kosovë, përfaqësimi dinjitoz i grave në jetën insitucionale dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm i shtetit tonë.

Veseli tutje ka shtuar se në konceptin e PDK-së e rëndësishme është ruajtja dhe sovraniteti i Republikës, që të shënjtë dhe të lartësuar kemi Flamurin Kombëtar dhe njëkohësisht Flamurin e shtetit të Kosovës.

Duke folur për shqiptarët në Luginë e Preshevës, z.Veseli ka thënë se me çdo veprim tonin do të jemi përkrah vëllezërve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për të drejtat e të cilëve në asnjë moment nuk do të heqim dorë.

Kandidatja për deputete znj. Leonora Morina-Bunjaku, ka thënë se Fillimi i Ri ka në fokus zhvillimit ekonomik, vendosjen e gruas në vendin meritor dhe avansimin e rinisë.

Displaying tubimi, 1.jpg