Ka filluar konferenca e ministrave të rajonit

E publikuar: 25/03/2015 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prishtinë është duke u mbajtur konferenca “Western Ballkan 6”, ku janë duke marrë pjesë ministrat e Jashtëm të rajonit, e që është vazhdimësi e konferencës së Berlinit.

Nga delegacioni serb, pjesëmarrës në këtë konferencë janë zv. kryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq si dhe Zorana Mihajlovic, zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Ndërsa nga Kosova, përfaqësues është ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi si dhe ai i Transportit dhe Telekomunikacionit, Lutfi Zharku.

Temë diskutimi pritet të jenë projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë. /Zëri/