Juventusi si kampion e hap sezonin e ri të Serie A ndaj Chievos

E publikuar: 31/07/2018 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lega Serie A e ka konfirmuar se Chievo-Juventus do të jetë ndeshja hapëse e sezonit, ku mund të bëhet edhe debutimi i Cristiano Ronaldos.

Orari për ndeshjet e sezonit 2018-19, u bë publik javën e shkuar, por ndeshjet gjatë gjithë sezonit.

Sot janë bërë publik oraret nga java 1 deri në 3, ku ndeshje e parë do të zhvillohet mes Chievos dhe Juventusit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën me 18 gusht në ora 18:00, ndërsa në mbrëmje nga 20:30 do të zhvillohet derbi mes Lazios dhe Napolit.

Torino Roma zhvillohet të dielën nga ora 18:00, ndërsa gjashtë ndeshje tjera zhvillohen nga ora 20:45.

Atalanta-Frosinone e mbyll javën e parë të hënën me 20 gusht nga ora 20:30. /Telegrafi/  

Java 1

E shtunë

Chievo – Juventus (ora 18:00, 18 gusht)

Lazio-Napoli – (ora 20:30, 18 gusht)

E diel

Torino-Roma – (ora 18:00, 19 gusht)

Bologna-Spal – (ora 20:30, 19 gusht)

Empoli-Cagliari – (ora 20:30, 19 gusht)

Milano-Genoa – (ora 20:30, 19 gusht)

Parma-Udinese – (ora 20:30, 19 gusht)

Sampdoria -Fiorentina – (ora 20:30, 19 gusht)

Sassuolo-Inter – (ora 20:30, 19 gusht)

E hënë

Atalanta-Frosinone – (ora 20:30, 20 gusht)