Juventusi e pranon: E duam dyshen Goretzka-Can

E publikuar: 15/11/2017 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leon Goretzka dhe Emre Can, janë dy objektivat kryesorë të Juventusit në afatin e janarit.

Dy emrat në fjalë janë në vitin e fundit të kontratës me skuadrat e tyre, Schalke 04 dhe Liverpool.

Por Juventusi duhet të përgatitet për konkurrencën e fortë të klubeve të tjera.

“Janë dy lojtarë luksi me parametër zero, nuk mund ta fsheh që po e studiojmë me shumë kujdes situatën, si shumë skuadra të tjera”, ka thënë Marrotta.

Juventusi është nga ata skuadra që ka përfituar shumë nga transferime të tilla.

Juventusi ka marrë lojtarë si Andrea Pirlo, Paul Pogba, Fernando Llorente, Patrice Evra, Sami Khedira e Dani Alves.

Tashëm sfida mes më të ëmdha të Evropës është hapur, pritet të shihet se kush do të fitojë. /Telegrafi/