Juventusi dy javë pa Chiellinin, italiani mungon kundër Atleticos

E publikuar: 31/01/2019 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini pritet të kthehet pas dy jave në fushat e blerta të futbollit.

Italiani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit, por Sky Sport Italia raporton se do të humbë vetëm 14 ditë.

Kjo do ta bëjë atë të pa disponueshëm për Ligën e Kampionëve të Juventusit me Atletico Madridin.

Giorgio Chiellini (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Theksojmë se bardhezinjtë janë të interesuar për të huazuar mbrojtën anglez të Chelseat, Gary Cahill.

Megjithatë, Sky Sports pretendon se vetëm pak orë pasi u raportua për ofertën, familja lojtarit nuk dëshironte të largohet nga Londra.

Gjithashtu Zonja e Vjetër ka humbur shërbimet e Medhi Benatias, i cili u transferua në ligën e Katarit.

Ndryshe, Juventusi është lider i ligës elitare italiane të Serie A duke lënë pas Napolin e Interin. /Telegrafi/