Juve ndal Barçën edhe në Camp Nou, siguron gjysmëfinalen

E publikuar: 19/04/2017 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka arritur të ndalë Barcelonën edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores 3 me 0 në shtëpi, “Zonja e Vjetër” ndali katalonasit edhe në Camp Nou duke barazuar 0 me 0.

Ekipi i Massimiliano Allegrit kalon në gjysmëfinale të “Championsit” me rezultat të përgjithshëm 3 me 0.

Në takimin e dytë, Barça dominoi plotësisht, por ekipi i Luis Enriques nuk arriti të shfrytëzojë rastet dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve.