Juve arrin marrëveshje me Cancelon

E publikuar: 20/06/2018 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Joao Cancelo, për 38 milionë euro.

Sipas mediave italiane, duke përfshirë Sky Sport Italia, Sportitalia dhe La Gazzetta dello Sport, kanë mbetur të sqarohen vetëm disa detaje, ndërsa marrëveshja bazë tashmë është e përfunduar.

Në sezonin e kaluar, Cancelo ishte i huazuar te Interi (Foto: Getty Images)

Los Che e kanë zbritur paksa kërkesën e tyre (fillimisht kërkonin 40 milionë euro) dhe pritet ta shesin lojtarin apo të jetë një formë huazimi me obligim blerjeje.

Në edicionin e kaluar, 24-vjeçari luajti në Serie A te Interi dhe la mbresa me paraqitjet e tij.

Konkurrent i Juves për shërbimet e mbrojtësit të krahut ka qenë Wolverhampton Wanderers, mirëpo kampioni italian arriti që të sigurojë shërbimet e tij.

Joao Cancelo si lojtar i Interit (Foto: Getty Images)

Futbollisti portugez mund të luajë në cilëndo pozitë në krahun e djathtë – në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm.

Cancelo rrjedh nga Akademia e Benficas, ku ka luajtur deri në vitin 2015, pastaj u huazua te Valencia dhe klubi spanjoll e bleu kartonin e tij. /Telegrafi/