Justin përulet para bebit të tij

E publikuar: 11/04/2015 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij, aktorja Jessica Biel, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.

Lajmin e bënë të ditur vetë prindërit e rinj për revistën “People”, për të cilën u shprehën se ndihen tepër të emocionuar, ndërsa rrëfyen se emri i djalit është Silas Randall Timberlake.

Siç shkruan revista amerikane, çifti nuk ka dhënë më tepër informacion, ndërsa mësohet se të dy, nënë e bir, gëzojnë shëndet të plotë. /tvklan.al