Joshua preferon gjumin para meçit Wilder-Fury: Do t’i shikoj vetëm momentet më të mira

E publikuar: 02/12/2018 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deontay Wilder do ta mbrojë titullin e WBC-së për pesha të rënda ndaj Tyson Furyt.

Fituesi mund të ndeshjet me Anthony Joshuan në të ardhmen, por kampioni britanik ka thënë se preferon gjumin para meçit Wilder-Fury.

“Ky meç është shumë herët në mëngjes për mua, kështu që unë do të flejë”.

Tensionet kanë qenë të vazhdueshme ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Më pëlqen t’i shikoj momentet më të mira. Do t’i shikoj në mëngjes në rrjet sociale. Kur të zgjohem, më pëlqej ta shikoj kush është nokautuar”.

“Është diçka e gjeneratës, na pëlqejnë momentet më të mira, kështu nuk do ta shikoj të gjithë ndeshjen”.

“Wilderi është kampion dhe nëse ai fiton mund të bëjë çfarë të dëshirojë”.

“Nëse Fury fiton, Wilder do të kërkojë rimeç dhe kështu do të komplikojë paksa planet. Mendoj se Wilder do të fitojë”, ka shtuar Joshua.

Meçi në Britani të Madhe prite të fillojë në ora 05:00 të dielën, kurse në vendin tonë në ora 06:00. /Telegrafi/