Jolevski: Investuam shumë përpjekje për të siguruar kushte humane për emigrantët

E publikuar: 07/05/2016 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Republika e Maqedonisë është partnere e besueshme e cila i plotësoi të gjitha kriteret për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Investuam shumë përpjekje për të siguruar kushte humane për emigrantët dhe tranzitin e tyre nëpër vendin tonë, theksoi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në fjalimin e forumit ndërkombëtar ‘To be Secure’ ku dje dhe sot mbahet në Budvë, Mal të Zi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo krizë i tejkaloi edhe parashikimet më pesimiste. Pikërisht për këtë ekziston nevojë që vendet përgjatë Rutës ballkanike të dëgjohen. Duhet të kemi parasysh se Maqedonia e mbron Zonën e Shengenit dhe prandaj bashkëpunimi dhe gjetja e zgjidhjes duhet t’i përfshijë të gjitha vendet e prekura’, shtoi Jolevski ndër të tjera në panelin e dedikuar mbrojtjes së kufijve dhe krizës emigruese.