Joe Harris triumfon në garën për tri pikë, mposhtë në finale Stpehen Curryn e Buddy Hieldin

E publikuar: 17/02/2019 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spektakolare ka qenë gara për tri pikë në NBA All Star 2019.

Ishin 10 basketbollistë konkurrent në këtë garë, por vetëm tri prej tyre shkuan në finale.

Khris Middleton, Kemba Walker, Seth Curry, Dirtk Nowitzki, Damien Lillard, Danny Green e Devin Booker u eliminuan në raundin e parë.

Ndërkohë në finale shkuan ylli i Brooklyn Nets, Joe Harris, ai i Sacramento Kings, Buddy Hield si dhe fundori i Golden State Warriors, Stephen Curry.

Harris triumfoi në finale pasi kishte shënuar 24 tre pikësha.

Në vendin e dytë përfundoi Stephen Curry me dy shënime më pak se Harris.

Joe Harris. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë në pozitën e tretë këtë garë e mbylli Buddy Hield me 19 tre pikësha të shënuar. /Telegrafi/