Joao Mario mund të rikthehet te Sportingu

E publikuar: 31/07/2018 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emri i Joao Marios është lidhur me një rikthim te Sporting Lisbona.

Klubi portugez dy vite me parë e shiti atë për 40 milionë euro, por 25-vjeçari nuk arriti të tregojë asnjëherë kualitetet e tij në Giuseppe Meazza.

Sipas A Bolas, një nga mundësitë e Marios është rikthimit te ish-skuadra e tij.

Joao Mario gjatë kohës kur ishte pjesë e Sportingut (Foto: Getty Images)

Por, ky transferim nuk do të jetë i lehtë për t’u kompletuar për Sportingun pasi në gjurmën e anësorit janë edhe shumë skuadra angleze.

Përveç West Hamit ku në sezonin e fundit ishte i huazuar, shërbimet e tij duan edhe Everton, Bournemouth, West Ham dhe Wolverhamptoni.

Sa ishte pjesë e West Hamit ai shënoi dy gola në 13 paraqitje në Ligën Premier.

Ndërsa për Interin në 47 paraqitje shënoi vetëm tre gola. /Telegrafi/