Jo të gjithë pranojnë fotografinë e Thaçit nëpër zyra

E publikuar: 04/03/2016 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e kryetarëve të komunave të Kosovës, përpos atyre që vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë mendime të ndryshme sa i përket vendosjes apo jo të fotografisë së presidentit të ri të Republikës, Hashim Thaçi, në zyrat e tyre të punës.

Ndonëse me ligj nuk është e rregulluar vendosja e fotografisë së presidentit në zyrat e institucioneve, edhe Kushtetuta e Kosovës nuk e specifikon një gjë të tillë.

Në Nenin 6 të Kushtetutës së Kosovës, ku flitet për simbolet, thuhet se “flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj, ndërsa pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj”, thuhet në këtë nen.

Gazeta “Zëri” ka kontaktuar me disa kryetarë të komunave, të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca “Kosova e Re”, si dhe njërin prej kryetarëve të pavarur. Madje, disa prej tyre edhe kanë ngurruar t’i përgjigjen pyetjes se: “A do ta vendosin fotografinë e presidentit të ri, Hashim Thaçi, në zyrat e tyre të punës?”.…(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info ) /Zëri/