Januzaj: Dua t’ju tregoj të gjithëve se Man United gaboi që më largoi

E publikuar: 04/08/2017 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adnan Januzaj ka thënë se do të punojë shumë te Real Sociedadi për t’iu treguar “Djajve të Kuq” se çfarë kanë humbur.

Duket se largimi nga Manchester United e ka prekur mesfushorin shqiptar, Adnan Januzaj.

Ai ka thënë se te Real Sociedadi do të punojë shumë për t’iu treguar “Djajve të Kuq” se ka merituar të luajë në “Old Trafford”.

“Mourinho është trajner i shkëlqyer, por nuk kam pasur shumë raporte të mira me të”, tha Januzaj.

“Ajo çfarë dua është t’ju dëshmoj se jam lojtar i mirë dhe se Manchester Unitedi gaboi që më lëshoi”, shtoi Januzaj. /Gazeta Express/