Janë goditur tri këmbësore më veturë në Prishtinë

E publikuar: 12/06/2020 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre këmbësore janë goditur nga një veturë në rrugën “Eqrem Çabej”, në afërsi të sallës “1 Tetori” në Prishtinë.

Të aksidentuarat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

“Sonte rreth orës 21:25 te salla “1 tetori” ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka goditur tri këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Të aksidentuara janë dërguar në QKUK”, ka thënë Krasniqi./infosot/