Jam i detyruar t’i vras të gjithë’, përgjimet fundosin xhihadistët kosovarë (VIDEO)

31.03.2017 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Jam i detyruar t’i vras të gjithë’, përgjimet fundosin xhihadistët kosovarë (VIDEO)

“Nëse nesër betohem dhe më urdhërojnë atëherë jam i detyruar t’i vras të gjithë”, është një nga përgjimet e zbardhura nga policia italiane, bisedë e realizuar mes 4 xhihadistëve nga Kosova të arrestuar ditën e djeshme të cilët planifikonin një sulm në urën Rialti në zemër të Venecias.

Në një tjetër përgjim njëri prej tyre shprehej se duke vendosur një bombë në Venecia e duke vrarë të pafetë fitonte parajsën.

Ditën e djeshme policia italiane asgjesoi një celulë xhihadistësh të cilët planifikonin të sulmonin Venecian. Të arrestuarit shqiptarë nga Kosova janë Fisnik Bekaj 24 vjec,Dake Haziraj 25 vjeç dhe 27-vjeçari Arjan Babaj dhe një djalë minoren. Ata sipas të dhënave ishin frymëzuar nga sulmi terrorist ne Londër si dhe kishin shfaqur shenja të qarta radikalizimi por ajo që alarmoi autoritete italiane ishin pikërisht përgjimet. Madje gjatë konferencës për shtyp prokurori e përshkroi celulën të rrezikshme. Frika e sulmeve terroriste dhe të dhënat se luftëtarët e huaj sidomos nga Ballkani kanë shtrirë veprimin e tyre në Itali ka vendosur në alarm autoritetet italiane.

Xhihadistët të integruar në Itali, punonin si kamarierë

Sikurse u raportua edhe ditën e djeshme të rinjtë ishin integruar në jetën sociale në Venezia, madje dy prej tyre punonin edhe si kamarier. Ndërsa Fisnik Bekaj 24¬vjeç më parë kishte shkuar në Siri dhe pas kthimit kishte kaluar edhe në Kosovë.

Kosovarët entuziastë për sulmet në Londër

Mediat italiane raportojnë se pas atentatit në Londër në 22 mars, grupi nga Kosova ishte dëgjuar të shpreheshin në telefon shumë të entuziasmuar. Autoritetet prej kohësh ishin në kërkim të këtyre personave dhe kishin mbledhur të dhëna se disa prej tyre kishin si qëllim të shkonin në Siri dhe të luftonin me ushtrinë islamike. Por sulmi terrorist në Londër dhe komentet entuziaste i detyruan hetuesit të ndërhynin menjëherë. Arrestimet u kryen një ditë më parë ndërsa policia kreu 12 kontrolle në tri banesa të ndryshme, ku zbuloi se të rinjtë kishin shkarkuar materiale nga interneti sa i përket luftimeve. /Shqiptarja/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Aktakuzë kundër njëzet personave

Aktakuzë kundër njëzet personave

Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan

Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan

Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Nga KGB-ja është vrarë Kamy!?

Nga KGB-ja është vrarë Kamy!?

Thaçi iu reagon ndërkombëtarëve nga Reçaku: Heshtja e juaj ia hapi gojën Vuçiqit që të mohojë masakrën

Thaçi iu reagon ndërkombëtarëve nga Reçaku: Heshtja e juaj ia hapi gojën Vuçiqit që të mohojë masakrën

E thotë Rute se Shqipëria nuk është gati për hapjen e bisedimeve me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër

E thotë Rute se Shqipëria nuk është gati për hapjen e bisedimeve me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër