Jahjaga pret në takim ministrin kroat, flasin për thellim të bashkëpunimit

E publikuar: 07/03/2016 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljevic, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis institucioneve të sigurisë dhe të mbrojtës së dy shteteve.

Presidentja Jahjaga çmoi lart bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve në këtë fushë dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të tij në interes të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Ajo falënderoi ministrin Buljevic për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia u ka dhënë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, me theks në bashkëpunimin që ka pasur ministria që ai drejton me Ministrinë e Forcës së Sigurisë, si dhe bashkëpunimin midis Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljevic theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kroacisë për të vazhduar mbështetjen dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet mbrojtjes dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Image