Jahjaga: Gratë përballen me barriera

E publikuar: 15/03/2016 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Qeveria e Kosovës të përkrahur nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë lansuar Buxhetimin e Përgjithshëm Gjinor.

USAID-i është shprehur se përmes Partneritetit për Zhvillim, po mbështetë Rrjetin e Grave të Kosovës për të ndihmuar institucionalizimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGj) në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Presidentja në largim në këtë ngjarje është shprehur se gratë kanë barriera të ndryshme.

“Gratë përballen me barriera sistematike që i pengojnë gratë të marrin pjesë në ekonomi dhe fusha të tjera. Duke investuar në gruan, investojmë në vendin tonë, shoqërinë dhe të ardhmen” ka thënë ajo.

Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti është shprehur se arsimimi i femrës e shumëfishon mirëqenien e familjes krahas mashkullit.

Ai është shprehur gjithashtu se aspekti gjinor do të përfshihet në kornizën e buxhetit të vitit 2017.