Jaguar sjell modelin e ri E-Pace

E publikuar: 14/07/2017 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jaguar sjell modelin e ri E-Pace Jaguar ka zbuluar modelin më të ri E-Pace, që pritet të “zaptojë” sallonet e makinave, në fillim të vitit të ardhshëm.

Ky është modeli i dytë SUV, i Jaguar, pas modelit F-Pace, i cili u cilësua si i suksesshëm.

Prezantimi i E-Pace u bë gjatë një ceremonie të mbajtur në London ExCel Center, ku makina tregoi aftësitë e saj, duke kryer një rrotullim brenda sallës së shfaqjeve.

Çmimi fillestar për Jaguar E-Pace, pritet të jetë rreth 35 mijë euro.