Jacobson: OKB e themelon Specialen, nese deshton Kosova!

E publikuar: 03/06/2015 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Shteteve të Bashkueme t’Amerikës, Tracy Ann Jacobson ju ka ba edhe nji herë thirrje pushtetarëve të Kosovës me themelue Gjykatën Speciale

Në të kundërtën, ajo tha se ShBA’t dhe partnerët tjerë strategjik të Kosovës, nuk do të bllokojnë ma ketë proces në Kombet e Bashkueme.

Me rastin e aktivitetit t’USAID’it “Angazhimi për Barazi” që ka fillue sot në Prishtinë, Jacobson tha se Qeveria e Kosovës nuk duhet me rrezikue legjitimitetin e vazhdueshëm dhe reputacionin, për shkak të nji numri të vogël të personave që mund t’akuzohen.

Jacobson tha se janë tue pritë prej Qeverisë me pranue draftin e fundit për Gjykatën Speciale që asht prezentue prej Brukseli.