Jabllanoviq: Deputetët serbë po kërcënohen për shkak të Gjykatës Speciale

E publikuar: 03/08/2015 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq, ka thënë se disa deputetëve të Listës Serbe u janë dërguar kërcënime që të tërhiqen nga votimi për themelimin e Gjykatës Speciale.
Jabllanoviq, në një deklaratë për Radio Kontakt Plus të Mitrovicës, ka thënë se kërcënimet janë lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, ndërsa deputetët e Listës Serbe mbesin të palëkundur në qëndrimet e tyre për themelimin e Gjykatës, transmeton KP.

“Në 48 orët e fundit janë bërë disa thirrje kërcënuese disa deputetëve duke kërkuar që të mos e mbështesin formimin e Gjykatës Speciale për krimet e kryera nga UÇK-ja”, ka thënë Jabllanoviq.