Ja specifikat e plota të Samsung Galaxy S10

E publikuar: 14/02/2019 03:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur na ndan vetëm një javë nga debutimi, detajet e Galaxy S10-ës edhe njëherë tjetër u publikuan në internet.

Pas disa muajsh publikime e raportime rreth telefoni të shumëpërfolur të Samsung, GSMArena publikoi listën zyrtare të detajeve të flagshipit.

Raporti zbulon tre modele me emrat e koduar Beyond0, Beyond1 dhe Beyond2 të cilët besojmë se janë Galaxy s10E, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus respektivisht.

Dokumentet tregojnë veçori për të cilat kemi dëgjuar edhe më parë edhe pse ka disa detaje ndryshe si ekrani 800-nit 6.3-inç me rezolucion 3,040x1440piksel për Galaxy S10 Plus.

Ngjyrat e telefonëve janë: prism i bardhë, prism jeshil, prism i zi, qeramikë e zezë, qeramikë e bardhë dhe e verdhë.

Vlen të përmendet gjithashtu modeli me 12GB RAM dhe 1TB memorie krahasuar modeleve 128GB, 256GB dhe 512GB me 6 dhe 8GB RAM.

Me gjithë këtë informacion jo zyrtar të publikuar Samsung është përpjekur të mbajë diçka të fshehtë. Bëhet fjalë për telefonin me ekran me palosje rreth të cilit do të mësojmë më shumë më 20 Shkurt. /PCWorld Albanian