Ja sesi të përdorni Instagram për të shtuar listat e e-mail-eve

E publikuar: 09/02/2019 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të rrisësh numrin e ndjekësve në Instagram duket objektivi kryesorë i shumë markave por platforma gjithashtu është perfekte për të rritur pjesë të tjera të biznesit.

Në fakt një prej mënyrave më të mira për të përdorur Instagram për të rritur biznesin është të zhvendosësh marrëdhënien e ndjekësve me ju nga Instagrami tek posta elektronike.

Edhe pse bota duket sikur është pushtuar nga media social, e-mail-i ka ende një rol për të luajtur me audiencën tuaj. Pse?

Sepse e-mail është një kontakt direkt me konsumatorë potencialë. Në vend që të presin për të parë një postim tuajin duke shfletues në median sociale mund tua dërgosh në formën e e-mail-it direkt në postën e tyre.

Platformat sociale gjithashtu mund të mbyllen papritmas siç përmendim Vine ndërsa e-mail-i është aty për të qëndruar.

Edhe nëse keni me dhjetëra ndjekës në Instagram shanset që disa prej tyre të humbasin postimet tuaja janë të larta. Nëse keni e-mail-et e tyre, informacionet që i konsideroni të rëndësishme mund tua dërgoni në postën elektronike.

Pse Instagram është platforma ideale për gjenerimin e abonentëve?

Ndërtimi i një baze përdoruesish është prioriteti numër 1 i bizneseve sot dhe për një arsye të fortë.

Instagram është platforma me angazhimin më të lartë duke sfiduar edhe vetë Facebook.

Sipas një hulumtimi afro 2-7% e ndjekësve ndërveprojnë me çdo postim duke u vendosur përpara Twitter që ka një nivel angazhimi prej 0.2% për çdo postim.

Përdoruesit shpenzojnë më shumë kohë në Instagram se çdo media tjetër social duke u dhënë më shumë shanse bizneseve të ndërtojnë marrëdhënie të shëndoshtë me konsumatorin.

E kuptoni tani pse Instagram është i rëndësishëm për strategjinë tuaj të rritjes?

Si të përdorim Instagram për të fituar më shumë abonentë?

  1. Nxisni natyrën e konkurrencës tek ndjekësit

Të gjithë pëlqejnë konkurset. Kur shohim një shans për të fituar diçka të mrekullueshme askush nuk do të donte ta humbiste. Instagram është platforma perfekte për të organizuar një konkurs.

Në fakt postimet në Instagram që kanë të bëjnë me konkurse gjenerojnë 64 herë më shumë komente dhe 3.5 herë më shumë pëlqime sesa postimet e zakonshme.

Kjo tregon se mund të arrini më shumë njerëz me një konkurs dhe ta përdorni për të promovuar listën e e-mail-it.

Prodhuesi i orëve MVMT organizoi një konkurs dhe u kërkoi ndjekësve të etiketojnë dy miq dhe të ndjekin markën si shans për të fituar.

Ju mund të përcaktoni rregulloren e konkursit për të tërhequr sa më shumë persona drejt regjistrimit tek një listë e-mail-i.

  1. Angazhoni ndjekësit

Përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit (UGC) janë në modë aktualisht. Shpërndarja e postimeve, videove dhe vlerësimeve të konsumatorëve tuaj është një mënyrë për të rritur angazhimin.

Hulumtimet tregojnë se postimet UGC kanë 4.5% më shumë angazhim sesa postimet jo UGC.

Jo vetëm që rritet angazhimi por gjithashtu ju jep akses në tonelata të dhëna të cilat në një mënyrë tjetër do tu kishin kushtuar para për ti marrë.

Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është të krijoni një hashtag unik për të inkurajuar ndjekësit të shtojnë fotot dhe historitë e tyre.

Më pas mund të përdorni çdo UGC për të ndërtuar listën e e-mail-it. Reklamat me UGC kanë katër herë më shumë klikime sesa ato normale.

  1. Inkorporoni fjalë që nxisin veprime

Mbase për ju është e dobishme të zgjeroni bazën e ndjekësve të Instagram dhe listës së e-mail-it por çfarë dobie përfitojnë ndjekësit?

Duke u kërkuar njerëzve vazhdimisht të bëjnë një veprim si të klikojnë, blejnë apo regjistrohen është një taktikë e thjeshtë por super efektive.

Duke përdorur fjalët “regjistrohuni” apo “shkarkoni” apo “bëhuni pjesë” rrit ndjeshëm angazhimin.

Përdorni fjalë të tilla që nxisin një veprim në biografinë e Instagram për të udhëhequr ndjekësit drejt strategjisë suaj.

Rasti i Green Blender paraqitur më lartë është shembull sesi të tërhiqni më shumë ndjekës duke i drejtuar tek shkarkimi i një libri falas nëse regjistrojnë e-mail-in.

  1. Përdorni fuqinë e historive

Instagrami nuk është më një portofol i fotove të bukura. Në fakt funksioni i Historive ka rezultuar një hit masiv jo vetëm për individët por edhe bizneset.

Sot ka mbi 300 milion përdorues aktivë të Historive të Instagram çdo ditë duke e bërë mënyrën perfekte për tu lidhur me audiencën.

Natyra interaktive e Historive gjeneron më shumë angazhim sesa postimet normale në Instagram. Kjo sepse mund të shtoni tekst, imazhe, lidhje së bashku me fotot.

Përshembull marka Furthermore e paraqitur përdor Historitë për të promovuar buletinin e tyre javorë.

Përfundimi

Instagram është një hit sot dhe nuk përbën sekret. Përveçse është një platformë e madhe e cila ndihmon në ndërtimin e një brendi dhe arritjen e audiencave të reja, gjithashtu është vendi perfekt për të rritur listat e e-mail-eve.

Për shkak të angazhimit të lartë është ideal për konkurse, sende falas dhe biseda. Mënyrat për të rritur listat e e-mail-it janë të shumta por ne folëm për konkurse, postimet e gjeneruara nga përdoruesit, butonët e veprimeve dhe historitë.

Një qasje e integruar mund të sjellë të ardhura dhe të ndërtojë bazë unike përdoruesish. /PCWorld Albanian