Ja kush është polici i vrarë në Prishtinë (Foto)

E publikuar: 25/03/2015 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të “Zërit” mësojnë se pjesëtari i Policisë së Kosovës, i cili është vrarë sot në ora 7:05 është Shemsi Gashi. 61 vjeçari kishte pozitë të oficerit hetues për krime ekonomike e korrupsion në PK.

Mësohet se para aktit të vrasjes, ai ishte duke shkuar në vendin e tij të punës.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për “Zërin” se këto momente PK-ja është duke bërë bastisjen e një shtëpie për të cilën dyshohet të jenë personat e involvuar në këtë rast.

“Tani është duke u zhvilluar një bastisje në një shtëpi në lagjen “Mati I” për të cilën dyshohet të kenë qenë persona të involvuar në këtë rast.

Ndërsa mësohet se deri tani tre persona janë shoqëruar në stacionin policor pas vrasjes së Gashit, hetuesit në Njësitin e Krimeve Ekonomike. /Zëri/

Bastija e PK-së:

Image
Image
Image
Image
Image