Ja çka thotë Kadri Veseli për largimin e Ramiz Kelmendit!

E publikuar: 29/04/2016 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli është lajmëruar pas largimit të Ramiz Kelmendit nga PDK. Ai në një shënim në Facebook e ka falënderuar Kelmendin për kontributin e tij, duke shtuar se bashkëpunimi ndërmjet tyre do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Shënimi i plotë:

Sonte u njoftova për vendimin e deputetit Ramiz Kelmendi për t’u larguar nga Partia Demokratike e Kosovës. E falënderoj për kontributin dhe bashkepunimin e deritanishëm, si dhe i dëshiroj punë të mbarë në angazhimet e tij të mëtutjeshme. Pa dyshim, bashkëpunimi ynë parimor për zhvillimin ekonomik të vendit mund të vazhdoj edhe në të ardhmen. K.V
Ndërkaq, Ramiz Kelmendi i ka thënë Gazetës Blic se këtë vendim e ka marrë pasi i ishte ngushtuar hapësira për realizimin e programit të tij ekonomik.

“Në PDK nuk kam hyrë për t’u bërë deputet, sepse e dini se kam qenë deputet. Mirëpo, kam hyrë që ta realizoj programin tim ekonomik”, ka thënë ai për Gazetën Blic. Sipas tij, nuk ishte vetëm posti i zëvendëskryeministrit, mirëpo edhe programi i tij ekonomik.