Izraeli kërkon mbylljen e agjencisë së refugjatëve të OKB-së për palestinezët

09.01.2018 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Izraeli kërkon mbylljen e agjencisë së refugjatëve të OKB-së për palestinezët

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka bërë thirrje për mbylljen e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, duke thënë se ajo e përjetëson problemin palestinez. Zoti Njetanjahu po ashtu i tha kabinetit të tij të dielën se synimi përfundimtar i agjencisë është të shkatërrojë shtetin e Izraelit, ndaj ajo duhet mbyllur. Vërejtjet vijnë vetëm pak ditë, pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi të shkurtojë ndihmën amerikane për palestinezët, si rezultat i reagimit të tyre të zemëruar ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Palestinezët dhe mbështetësit e tyre vazhdojnë të zhvillojnë protesta kundër vendimit të Presidentit Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, ndërsa udhëheqësit e zemëruar palestinezë kanë thënë se nuk do të pranojnë më ndërmjetësimin amerikan në bisedimet me Izraelin. Javën e kaluar, zoti Trump kërcënoi me shkurtimin e ndihmës amerikane për palestinezët, që është 300 milionë dollarë në vit. Palestinezët, reaguan, duke e kundërshtuar atë.

“Kur flitet për kërcënime, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të udhës të kërcënojë popullin palestinez, dhe ne jemi mësuar të përballemi me ta”, thotë një grua palestineze në Ramallah.

“Nëse vazhdojmë të jetojmë nën shantazhin izraelit dhe amerikan, ne kurrë nuk do të bëhemi shtet”, thotë një palestinez.

Kryeministri izraelit të dielën shkoi edhe më tej se zoti Trump, duke thënë se duhet zhbërë agjencia e Kombeve të Bashkuara e krijuar në vitin 1949, për të mbështetur refugjatët palestinezë.

“Pajtohem plotësisht me kritikën e fortë të Presidentit Trump për UNRWA. Kjo agjenci po përjetëson problemin e refugjatëve palestinezë, po përjetëson gjithashtu pretendimet për të drejtën e kthimit, me qëllimin për të shkatërruar shtetin e Izraelit, dhe për këtë arsye UNRWA duhet të mos ekzistojë më.”

UNRWA thotë agjencia mbështet palestinezët që braktisën shtëpitë gjatë luftës së vitin 1948, kur u krijua shteti izraelit, ose pasardhësit e tyre. Sot, më shumë se 1.5 milionë palestinezë jetojnë nëpër kampet e refugjatëve në Jordani, Liban, Siri, Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët tani mbështet kryesisht pasardhësit e refugjatëve.

“Kjo krijon një situatë ku kemi nipërit e refugjatëve, të cilët nuk janë vetë refugjatë, për të cilët UNRWA kujdeset dhe do të kalojnë edhe 70 vjet të tjerë me më shumë nipër; për këtë arsye kjo situatë absurde duhet të marrë fund.”

Kryeministri izraelit propozoi që fondet e caktuara për agejncinë për refugjatët palestinezë duhet t’i jepen Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët për të mbështetur, siç u shpreh ai, “refugjatët e vërtetë”.

Kritikët thonë se shkurtimi i fondeve të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë do të shtonte tensionet rajonale, kryesisht në Gazë, ku banorët aktualisht po protestojnë ndaj përkeqësimit të kushteve të jetesës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


OKB: bisedime për sigurinë në Damask

OKB: bisedime për sigurinë në Damask

Japoni, shpërthen vullkani "i fjetur"

Japoni, shpërthen vullkani "i fjetur"

Driton Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

Driton Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

Selimi: Maxhuni nuk e ka kaluar testin e Verifikimit të Sigurisë që e bën AKI-ja

Selimi: Maxhuni nuk e ka kaluar testin e Verifikimit të Sigurisë që e bën AKI-ja

Shpend Maxhuni emërohet drejtor i AKI-së

Shpend Maxhuni emërohet drejtor i AKI-së

Pushteti dhe opozita me vlerësime të ndryshme rreth raportit të KE-së

Pushteti dhe opozita me vlerësime të ndryshme rreth raportit të KE-së

Haradinaj: Vizat para pushimit të verës

Haradinaj: Vizat para pushimit të verës

Presidenti takon krerët e drejtësisë dhe sigurisë: Kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur

Presidenti takon krerët e drejtësisë dhe sigurisë: Kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur

LDK-ja synon t’i mbledhë në tryezë krerët e partive politike, temë edhe zgjedhjet

LDK-ja synon t’i mbledhë në tryezë krerët e partive politike, temë edhe zgjedhjet

Gjuriq: Prishtina s’është serioze në formimin e Asociacionit

Gjuriq: Prishtina s’është serioze në formimin e Asociacionit

Sherifi: Për raportin më shumë është përgjegjës qeveria e kaluar

Sherifi: Për raportin më shumë është përgjegjës qeveria e kaluar

Deda dhe Hoxhaj ‘kapen’ për temën e kapjes së shtetit

Deda dhe Hoxhaj ‘kapen’ për temën e kapjes së shtetit

Deputeti i Kosovës dënohet me dy vjet burgim për mashtrim

Deputeti i Kosovës dënohet me dy vjet burgim për mashtrim

Rruga e vështirë e VV-së për ta shkarkuar Dërgutin

Rruga e vështirë e VV-së për ta shkarkuar Dërgutin

Hoti: I vetmi sukses në Raportin e Komisionit Evropian është Demarkacioni që u miratua falë LDK-së

Hoti: I vetmi sukses në Raportin e Komisionit Evropian është Demarkacioni që u miratua falë LDK-së

Maqedonia e inkurajuar t’i vazhdojë reformat

Maqedonia e inkurajuar t’i vazhdojë reformat