Ivanov në shënimin e ’70 vjet nga migrimi i maqedonasve në Vojvodinë’

E publikuar: 28/10/2016 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, prej sot deri më 30 tetor do të qëndrojë për vizitë pune në Serbi, me rastin e shënimit të jubileut ’70 vjet nga migrimi i maqedonasve në Vojvodinë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Beograd, poashtu sot do të realizojë takime me kryetarin serb Tomislla Nikoliq dhe me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.

Në kuadër të manifestimit qendror me rastin e shënimit të jubileut të madh ’70 vjet nga migrimi i maqedonasve në Vojvodinë’, në Pançevë do të mbahet akademi solemne, në të cilat fjalime do të mbajnë kryetarët e dy shteteve. /Telegrafi/