Ivaniq: Bosnja në NATO, vetëm pasi që NATO të pranojë Serbinë

E publikuar: 13/04/2015 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i presidencës, Mladen Ivaniq ka thënë se Bosnja mund t’i bashkohet NATO-s vetëm pasi që Serbia të pranohet NATO-s, raporton B92.

“Nuk mund të ketë një qëndrim më të qartë se ky. Çdo opsion tjetër do të thotë ndarje mes popullit serb. Nuk na duhet referendum. Në fakt kjo kjo temë as që duhet diskutuar”, ka than Ivaniq për të përditshme Politika, transmeton Indeksonline.

“Interesi ynë është që të kemi mardhënie të mira me Rusinë dhe BE-në në të njëjtën kohë. Nëse njëri prej tyre na detyron të zgjedhë, atëherë ai nuk është më aleati ynë”, ka shtuar i. /Indeksonline/