Italise, Interi kualifikohet per me tej

E publikuar: 17/01/2017 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inter pati sërish nevojë për kohën shtesë për të eliminuar Bolognën në Kupën e Italisë. Skuadra zikaltër fitoi 3-2 pas 120 minutave lojë duke shpërdoruar një epërsi të dyfishtë të krijuar në 40 minutat e para.

Ky gol i jashtëzakonshëm i Murillos u duk se ishte mënyra më spektakolare për të nisur rrugën drejt cerekfinaleve, që u dukën shumë pranë kur Palacio dyfishoi shifrat në të 39-tën, pas një tjetër goli të bukur.

Interi megjithatë gaboi që e mendoi sfidën të mbyllur pasi Bologna, e qetë në kampionat arriti të shkurtojë diferencën me Dzemailin. Ndërkohë në pjesën e dytë formacioni Piolit nuk arriti të realizojë golin e sigurisë duke i dhënë mundësinë Donsah që të barazonte rezultatin pas një goditje me kokë.

Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat ndërsa në fillimin e shtesës, Interi arriti të gjejë sërish epërsinë pas një goditje të Candrevës që u devijua te Marios Oikonomou. Me këtë fitore Inter kualifikohet në cerekfinale ku do të ndeshet me fituesin e ciftit Lazio-Genoa.