Italia mbetet jashtë botërorit, këto janë 29 kombëtaret e kualifikuara për Rusi dhe tri tjerat që presin për ‘biletë’ (Foto)

E publikuar: 13/11/2017 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Italisë ka dështuar të kualifikohet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ndërsa të fundit që kanë arritur kualifikimin janë Suedia.

Ka shkuar në 29 numri i skuadrave që kanë prerë biletën për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Kombëtarja e fundit që ka siguruar kualifikimin është Suedia, e cila pas 180 minutave ka eliminuar Italinë falë fitores 1-0 në shtëpinë e tyre.

Tani, kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm edhe tri skuadra kombëtare që do ta kërkojnë kualifikimin për në Rusi për botërorin e vitit 2018.

Këto tri kombëtare do të vendosen nga përballjet mes Australisë me Hondurasin, Irlandës ndaj Danimarkës dhe Perusë ndaj Zelandës së Re.

Në të këto tri sfida janë luajtur takimet e para dhe kanë përfunduar me rezultatin 0-0, ndërsa të kthimit do të luhet në tre ditët e ardhshme të kësaj jave.

29 skuadrat e kualifikuara dhe vazot:

Vazo 1: Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia, Franca

Vazo 2: Spanja, Zvicra, Anglia, Kolumbia, Meksika, Uruguai, Suedia

Vazo 3: Kosta Rika, Tunizia, Egjipti, Senegali, Irani

Vazo 4: Nigeria, Japonia, Maroku, Panamaja, Koreja e Jugut, Arabia Saudite

Ndërsa, skuadrat e paklasifikuara ende nëpër vazo, por që kanë siguruar kualifikimin janë: Kroacia, Islanda dhe Serbia. /Telegrafi/