Itali: Arrestohen 9 shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, pjesë e grupit mafioz “Nuovo UÇK”

E publikuar: 03/07/2018 08:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i antimafies në Palermo të Italisë ka lëshuar urdhër arreste për 17 persona, 9 prej tyre shqiptarë nga Maqedonia e Kosova të akuzuar për trafik të emigrantëve, armëve luftarake, riciklim të diamanteve, arit dhe parave, dhe kontrabandë cigaresh.

Emrat e të arrestuarve shqiptarë janë Fatmir Latifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Luan Dobjani, Ibrahim Latifi, Denis Nikçi, Xhemil Xhaferri dhe Uran Ahmeti, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa Franco Mapelli, Titian Moreno Mapelli, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriel Torres e Dario Vitellaro janë shtetasit italianë të arrestuar.

Ndërkohë që ekzistojnë edhe urdhra arresti të tjerë ndërkombëtarë për persona që ndodhen në Kosovë e Maqedoni. Në krye të këtij rrjeti ishte Fatmir Latifi nga Maqedonia, banor i provincës Bolognetta në Palermo, Giuseppe Giangrosso dhe Driton Rexhepi, i cili jeton në provincën e Sondrio në Itali.

Organizata kriminale kishte lidhje me grupin mafioz të Cosa Nostrës në Catania, si dhe me anëtarët e grupit paramilitar shqiptar të quajtur “Nuovo UÇK” (“UÇK-ja e re”), e cila synon shitjen e armëve luftarake.