Isufi mesazh deputetëve: Votojeni demarkacionin pa asnjë dyshim

E publikuar: 20/03/2018 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ahmet Isufi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar të gjithë kolegët e tij deputetë që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

“Pa asnjë dyshim votojeni projektligjin që në Kuvend e ka sjell Qeveria e Kosovës me të vetmin ndryshim në pikën dy. Unë besoj se me këtë marrëveshje mundemi që ta korrigjojmë gabimin që e ka bërë komisioni i qeverisë së kaluar dhe u bëj thirrje që të votojmë të gjithë”, ka thënë Isufi./rtklive/