ISIS në Siri ua heq kokat dy grave

E publikuar: 30/06/2015 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekstremistët e shtetit islamik ka vrarë dy gra me prerje koke të akuzuara për magji, ka deklaruar observatori për të drejtat e njeriut.

Kjo është hera e parë që një ekzekutim i tillë kryhet ndaj grave në Siri.

Grupi për monitorim me seli në Londër ka deklaruar se ekzekutimi është kryer të hënën dhe në dy rastet gratë janë vrarë bashkë me burrat dhe dyja janë akuzuar për magji, ka thënë drejtori i këtij observatori Rami Abdel Rahman, transmeton AP.

ISIS është bërë e njohur me ekzekutimet mizore dhe sipas raporteve pjesëtarët e saj kanë gjuajtur me gurë gratë duke i vrarë për tradhti.

Observatori, megjithatë ka thënë se kjo është hera e parë që ky grup vret gratë me heqje koke.

Sipas të dhënave të Observatorit, ISIS ka vrarë më shumë se 3 mijë njerëz në Siri që kur është shpallur Kalifatit Islamik në Siri dhe Irak,ku afërsisht 1800 janë civilë, mesin e tyre 74 fëmijë.