Ish-presidenti Thaçi thërret në telefon Pal Lekajn

E publikuar: 26/12/2020 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Lajmin e bëri të ditur Lekaj, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, ka uruar që me mikun e tij, Hashim Thaçi dhe luftëtarët e tjerë të shihen së shpejti në Kosovë.

“Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun time Presidenti Hashim Thaçi. E falënderoj për kohën dhe mundësin për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen. Uroj që me Presidenti Thaçi bashkë më luftëtarët tjerë të shihemi së shpejti në Kosovë”, ka shkruar Lekaj.