Ish-futbollisti i Juves, Marco Tardelli dyshon në kualitetin e Ronaldos dhe kritikon shitjen e Higuainit

E publikuar: 21/08/2018 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Marco Tardelli ka vënë në pikëpyetje nënshkrimin e Juventusit me Cristiano Ronaldon.

Tardelli mendon se Juventusi ka gabuar që ka sakrifikuar Gonzalo Higuain për ish-yllin e Real Madridit.

Cristiano Ronaldo debutoi me fitore (Foto: Getty Images)

“Nëse jam i bindur me përzgjedhjen e Cristiano Ronaldos? Në aspektin e biznesit, kjo është një sukses i vërtetë nga ana e Juventusit, aspekte të tjera koha do ta dëshmoj”.

“Ai është një profesionist shumë serioz, më i miri në botë, por jam i bindur se ishte e nevojshme ta mbanin Gonzalo Higuain shkaku i Ligës së Kampionëve.

“Tani nuk është e lehtë, Juve është forcuar, por ka edhe kandidatë të tjerë për titullin e Serie A”, tha ish-reprezentuesi italian për L’Equipe.

Ronaldo pas nëntë vjetëve të kaluara në Real u transferua gjatë verës te kampioni italian, Juventus.

Theksojmë se kjo e fundit shiti te skuadra rivale Milani, sulmuesin që e kishte blerë prej Napolit, Gonzalo Higuain. /Telegrafi/