Isco: Jam i lumtur, nuk e mendoj largimin nga Real Madridi

E publikuar: 31/12/2018 03:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Isco Alarcon ka deklaruar se është i lumtur te Real Madridi, duke mohuar largimin nga Santiago Bernabeu.

Kohëve të fundit është përfolur shumë për një largim të Iscos nga Real Madridi, por spanjolli ka thënë të kundërtën.

Isco ka folur për mediat spanjolle, ku ka thënë se është i lumtur në Real Madrid dhe nuk po mendon të largohet.

Mesfushori ka qenë zëvendësues që kur Santiago Solari e mori përsipër ekipin, por kjo nuk ia ndërron mendjen lojtarit.

“Nuk jam duke menduar për tu larguar gjatë afatit të dimrit”, ka thënë fillimisht Isco për Deportes Cuatro.

“Unë jam shumë i lumtur, qëllimi im është të fitoj shumë tituj në Real Madrid”, përfundoi ylli spanjoll.

Për lojtarin thuhet se interesim ka shprehur Juventusi, Chelsean dhe Manchester City, teksa ka qenë i lidhur edhe me Paris-Saint Germain. /Telegrafi/