Isa Mustafa sërish tërhiqet nga qëndrimi i tij në Facebook (Foto)

E publikuar: 21/02/2016 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ndryshuar postimin në llogarinë e tij në Facebook, në të cilin shkruante që po frikohet se mos e lënë Kosovën “disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi, e mos po i braktisin burrat e tyre e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon)”.

Kryeministri këtë shkrim e kishte bërë në mbrojtje të miqësisë së Kosovës me shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që një ish-ushtar gjerman i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Roland Bartetzko, kishte iniciuar një peticion online për zëvendësimin e ambasadorit amerikan Greg Delawie, me një diplomat tjetër, për shkak se amerikani kishte ofenduar, sipas Bartetzkos, opozitën kosovare duke i quajtur të neveritshëm.

Mustafa në versionin e përmirësuar të postimit të tij ka larguar fjalën “gra”, por edhe pjesën ku fliste për “braktisjen e burrave”.

Dy versionet e postimit të Kryeministria Mustafa.

12745569_931181483632903_5025792542192784709_n12742568_931181500299568_2687927184253017477_n