Isa Mustafa pret konfirmimin e mjekëve për tu kthyer në Kosovë

E publikuar: 24/03/2018 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë bërë më shumë se dy muaj prej kur kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri, Isa Mustafa ka shkuar për trajtim në qendrën e rehabilitimit fizioterapeutik, e cila gjendet në qytetin jugperëndimor, Pforzheim, të Gjermanisë.

Shëndeti i tij gradualisht është përmirësuar, derisa pritet që mjekët t’i japin “dritën e gjelbër” për t’u kthyer në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Besnik Berisha, këshilltar i Mustafës, sipas të cilit, posa të vendoset kthimi, do të informoj të gjithë.

“Kthimi i z. Mustafa në Kosovë do të ndodhë sapo të konfirmohet nga profesionistet shëndetesorë se trajtimi ka përfunduar. Juve dhe opinionin e nderuar do e mbajmë të informuar sapo të konfirmohet përfundimi i trajtimit dhe koha e kthimit”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se Isa Mustafa u nis për Gjermani më 15 janar të këtij viti. /Indeksonline/