Isa Mustafa nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të LDK-së

E publikuar: 03/04/2019 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur për procesin zgjedhor brenda partisë.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka filluar procesi zgjedhor partiak, shkruan lajmi.net.

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka lënë të nënkuptohet se ai edhe mund të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie.

“Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa, përcjell më tutje lajmi.net.

Postimi i plotë i Mustafës pa ndërhyrje:

Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë.

Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK.

Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kryetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së.

Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim.

Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës.

Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.

Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces.