Isa Mustafa: Na keni kallë me 1 Prill!

E publikuar: 01/04/2015 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për media ka folur punën e tij të deritashme. “Qëllimi i qeverisë është promovimi ekonomik dhe mirëqenies sociale. Ne e kemi filluar mandatin me një gjendje shumë të rëndë. Me greva, me problemin e buxhetit që nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat, me protestat e organizuara nga opozita. Me grevat e minatorëve dhe migrimin e qytetarëve që jabë rënë pre e krimit të organizuar”, tha kryeministri Mustafa. Ai foli edhe për protestat e dhunshme, duke thënë se: “Protestat e dhunshme që kanë nodhur në Kosovë, kanë qenë shumë të dhunshme dhe të pa pranueshme. Por me të gjitha këto ne ja kemi dal të promovojmë Kosovën si shtet normal dhe që duhet të sigurohet mirëqenia e të gjithë qytetarëve. Gjatë këtyre 100- ditëve kemi aprovuar planin e punës së qeverisë. Që kanë të bëjnë me reformat strukturore të BE-së, kemi ndryshuar tatimin mbi vlerën e shtuar, kemi themeluar grupin për faljen e borxheve deri më 2008”, theksoi ai.

Mustafa, ka thënë se poashtu janë duke punuar në menaxhimin efektiv të buxhetit dhe janë duke bërë reforma ekonomike. “Kemi mbajtur një mbledhje të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe kemi nënshkruar 11- marrëveshje. Po ashtu jemi rrugës për të mbajtur një mbledhje me Maqedoninë për të bërë lehtësita”, tha Mustafa.

Ndërkaq, duke folur për Listen Serbe, kryeministri Mustafa tha se “Unë se kam të qartë pse po vonohen Lista Serbe në Qeveri. Nuk kanë kërkesa të veçanta dhe as që kemi diskutuar”, tha ai.

Duke komentuar ligjin per pjesëmarrjen ne ë luftëra të huaja, kryeministri Mustafa tha se kemi bërë ligjin kundër atyre që marrin pjesë në luftëra të huaja dhe kundër ekstremizmit.

Kryeministri i vendit ka foluar për për çështjen e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Forcat e Armatosura, janë bërë të gjitha përgatitjet, ka mbetë vetëm përkrahja e dy të tretave të komuniteteve jo shumicë. Nuk është proces i lehtë çështja e FAK-ut, është në pajtueshmëri me NATO-n, që në veri të vendit nuk mund të shkohet pa marrëveshje me ta”, thotë Mustafa.
“E kemi shpëtuar Trepçën nga falimentimi”, tha Mustafa.

Kreu i qeverisë ka thënë se deri më tani kanë përmbushur shumë kritere për liberalizim vizash, raporton gazeta blic.

“Kemi përmbushur shumë kritere për liberalizim vizash. Kemi përgatitur ligjin për nivelizim pagash që të gjithë njerëzit të marrin pagen bazë të punës që bënë”, tha ai.

E kur u pyetur nga nga gazetarët se cili është komenti i tij për “1 prillin”, kryeministri Mustafa me humor ua kthehu. “Na keni kall”.