Isa Mustafa: Garantoj për saktësinë e të dhënave në votimin e djeshëm

E publikuar: 21/06/2020 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë të ditur se si kanë votuar anëtarët e saj lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në këtë parti.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se votimi është proces i brendshëm dhe se mundet të garantojë vetëm për të dhënat e publikuara të shtunën mbrëma.

“Votimi është një proces i brendshëm demokratik. E drejtë individuale e çdonjërit. Unë garantoj vetëm për saktësinë e të dhënave që janë raportuar mbrëmë, si rezultate të përgjithshme të votimit”, ka thënë Mustafa për KOHA.

Nga 123 anëtarë sa ka gjithsej Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, 95 prej tyre kanë marrë pjesë në votimin elektronik.