iPhone 5c ndalon një plumb, shpëton një jetë

E publikuar: 23/05/2015 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

iPhone 5c nuk ka qenë një ndër pajisjet më të shitura të Apple-it. Madje disa mendojnë se nuk është e nevojshme që të krijohet një version tjetër “C”. Gjithsesi, atij sapo i është shtuar një atribut i ri: si shpëtimtar.

Siç mund të shihni edhe në foton e mësipërme, iPhone 5c është qëlluar nga disa plumba. Daniel Kennedy, 25 vjeç nga Britania, ishte përpjekur të ndalonte një grup të rinjsh që kishin ndërprerë ujin e pijshëm në apartamentin në të cilin ai jetonte. Por, në grindje e sipër, një prej të rinjve kishte nxjerrë një armë dhe e kishte qëlluar disa herë. Për fat të mirë, plumbat ishin penguar nga telefoni që viktima kishte pasur në xhep.

“Kjo është e jashtëzakonshme, nëse nuk do të kishte pasur telefonin në xhep, ai mund të kishte vdekur,” deklaroi inspektori i policisë, Gary McIntyre./krokodili.al/