iPad Pro i ri është po i aq i fuqishëm sa një laptop

E publikuar: 03/11/2018 07:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse jeni në kërkimi të një kompjuteri të fuqishëm me shumë gjasa keni nisur të kërkoni për një laptop ose desktop të cilët ofrojnë performancë të lartë dhe procesorë Intel.


Por Apple iPad Pro i ri i prezantuar tre ditë më parë është po aq i shpejtë sa një laptop i rangut të lartë sipas të dhënave të Geekbench.

iPad Pro fitoi 5030 pikë për një bërthamë procesorike ndërsa gjenerata aktuale e MacBook 15-inç shënoi 5053 pikë me procesor Intel Core i7.


Në testimin me shumë bërthama iPad-i ngelet pas edhe pse ka tetë bërthama. Tableti shënoi 18,106 pikë ndërsa laptopi 21.351 pikë.

MacBook kushton 2,799 dollarë ndërsa iPad fillon nga 799 dollarë.

Megjithatë testimet Geekbench nuk janë mënyra perfekte për të vënë në provë shpejtësinë e kompjuterëve sidomos kur krahasojmë seritë A të procesorë të Apple me Intel x86.

iPad Pro i këtij viti ka 94% më shumë performancë se modeli i kaluar dhe së shpejti një prej këtyre procesorëve mund të jetë në zemër të një Mac-u. /PCWorld Albanian