INTERPOL-i konfiskon 17.000 teste false të koronavirusit

22.07.2020 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
INTERPOL-i konfiskon 17.000 teste false të koronavirusit

Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, njoftoi se ka konfiskuar 17,000 teste false për koronavirus në një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër kontrabandës së pijeve, ushqimeve dhe produkteve mjekësore potencialisht të rrezikshme.

Në operacionin që është zhvilluar në periudhën dhjetor 2019 – qershor 2020 nga INTERPOL-i dhe Agjencia Evropiane e Policisë, EUROPOL, në 77 vende, janë kapur mbi 12,000 tonelata mallra, në vlerë prej 40 milionë eurosh, thuhet në njoftim, raporton ALSAT.

Po sipas tij, 19 organizata kriminale janë shpërbërë dhe 407 persona janë arrestuar.

Përveç testeve të rreme për koronavirus janë konfiskuar edhe produkte të kontaminuara të qumështit, mish nga kafshë të vrara në mënyrë të paligjshme dhe produkte false mjekësore.

Në Bullgari është zbuluar një depo me djathë të infektuar me bakterin E.Coli, ndërsa në Jordani janë kapur 6,500 litra pije energjike me afat të skaduar dhe mbi shtatë tonelata qumësht dhe djathë i prishur.

Në Afrikën e Jugut, një dërgesë nga Azia, që supozohej se kishte pajisje mbrojtëse mjekësore, kishte në të vërtetë fruta deti, tha INTERPOL.

“Në kohën kur po bëhen përpjekje në të gjithë botën për të ndaluar koronavirusin, fakti që rrjetet kriminale shpërndajnë produkte të tilla potencialisht të rrezikshme, tregon vendosmërinë e tyre për të përfituar”, tha sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Alkooli i kontrabanduar përbën pjesën më të madhe të mallrave të konfiskuara dhe vlera e tij është më shumë se 20 milionë dollarë, tha INTERPOL.

Operacioni, i quajtur “Opson”, i cili organizohet çdo vit tash e nëntë vjet, ka bërë të mundur edhe parandalimin e tregtisë me mallra të tjera të falsifikuara, si kozmetikë, veshje, duhan, këpucë dhe produkte elektronike, me vlerë totale prej 3.1 milionë dollarësh./kp/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


13.165 pacientë të shëruar nga Covid-19, 1.641 raste aktive

13.165 pacientë të shëruar nga Covid-19, 1.641 raste aktive

UÇK është margaritar i qytetërimit evropian

UÇK është margaritar i qytetërimit evropian

Trump: Më mundin vetëm nëse ka parregullsi të mëdha

Trump: Më mundin vetëm nëse ka parregullsi të mëdha

Parashikimi i zymtë i OBSH-së për koronavirusin

Parashikimi i zymtë i OBSH-së për koronavirusin

Shqipëria e gatshme të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me BE-në

Shqipëria e gatshme të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me BE-në

Nagavci i reagon Mustafës: Mirë që edhe deklarativisht i hoqët vijat e kuqe për PDK-në

Nagavci i reagon Mustafës: Mirë që edhe deklarativisht i hoqët vijat e kuqe për PDK-në

Operohet infermieri që u ther me thikë në QKUK, kjo është gjendja e tij

Operohet infermieri që u ther me thikë në QKUK, kjo është gjendja e tij

Vuçiq: Trefishohet pro-amerikanizmi te serbët

Vuçiq: Trefishohet pro-amerikanizmi te serbët

Musliu: Amnistimi i veprimeve të EULEX-it, dëftesë e mjerimit politik të Hotit

Musliu: Amnistimi i veprimeve të EULEX-it, dëftesë e mjerimit politik të Hotit

OKB thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Tripoli

OKB thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Tripoli

​Gjykata Speciale: Nasim Haradinaj akuzohet për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

​Gjykata Speciale: Nasim Haradinaj akuzohet për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

22 vjet pas, dëshmitarët rrëfejnë për masakrën në familjen Deliu

22 vjet pas, dëshmitarët rrëfejnë për masakrën në familjen Deliu

​Zemaj: Nuk duhet të ekzaltohemi e të bëjmë lirimin e tepruar të masave

​Zemaj: Nuk duhet të ekzaltohemi e të bëjmë lirimin e tepruar të masave

Sulmohet me thikë një infermier në QKUK

Sulmohet me thikë një infermier në QKUK

Polemika për mbajtjen ose jo të maskave në ambient të hapur

Polemika për mbajtjen ose jo të maskave në ambient të hapur

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Kosovë