Interi mendon për pasuesin e Handanovic, preferohet portierin e Udineses

E publikuar: 05/05/2020 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi po shqyrton me kujdes emrat e mundshëm që mund të pasojnë Samir Handanovic në portë dhe për momentin është mes dy alternativave.

Sipas mediave italiane zikaltrit po ndjekin nga afër Ionut Radun dhe Juan Musso. Rumuni duket pak më i avantazhuar, pasi kartoni i tij zotërohet nga vetë Interi, ndërsa aktualisht është i huauzuar te Parma.

Gjithsesi, edhe portieri argjentinas i Udineses pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit nga “San Siro”. Musso është pjesë e friulanëve prej 2 vitesh dhe kartoni i tij vlen rreth 12 milionë euro.

/TCH/